Google ADS

Prishtina, Drita dhe Liria dënohen me gjoba nga Komisioni Disiplinor

21:38 | 16 Maj 2018
Arbresh.info

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur të mërkurën (16 maj) i ka shqyrtuar procedurat e hapura disiplinore nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e komisioneve të garave pas përfundimit të ndeshjeve nga jave e fundit (të zhvilluara me datë 12 dhe 13 maj) dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve zyrtare konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore ka sjellë disa vendime.

Në bazë të këtyre vendimeve, KF Prishtina është dënuar me gjobë prej 2.000 eurosh “për manifestim të sjelljeve josportive nga ana e simpatizuesve të saj (fyerjet në kor drejtuar organeve të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe vet Federatës – minutat; 38 dhe 90+4)” në ndeshjen kundër Lirisë.

Me gjobë prej 2.000 eurosh është dënuar edhe Drita “për lëshime në organizimin e ndeshjes” kundër Trepçës ’89 (“raportet e zyrtarëve; pas përfundimit të pjesëlojës së parë disa persona konfrontohen me lojtarët dhe shtabin teknik të ekipit mysafir njëherit edhe tentojnë ta sulmojnë përfaqësuesin zyrtar të klubit të futbollit Trepça 89 nga Mitrovica, z. Arsim Islami, por falë reagimit të shpejtë të policisë sulmi mbetet si tentativë”).

Ndërsa Liria është dënuar me 1.500 euro “për lëshime në organizimin e ndeshjes (hedhje e gjësendeve në fushë, shisheve plastike PVC pas shënimit të golit nga ana e mysafirëve – rasti recidiv)” në ndeshjen ndaj Prishtinës.

Më poshtë janë vendimet e plota të Komisionit Disiplinor
Komisioni disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 16.05.2018 – ditë e mërkurë ora 12:00, shqyrtoi procedurat e hapura disiplinore nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e komisioneve të garave pas përfundimit të ndeshjeve nga jave e fundit të zhvilluara me datë 12-13.05.2018 dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve zyrtare, konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore sjelli këto;

V E N D I M E
KF “ BEHARI “ nga Vitomirica, në procedurë të hapur nga ana e komisionit disiplinor për shkelje të akteve normative të Federatës së Futbollit të Kosovës – Rregullores së garave dhe të disiplinës (për aktivizim të lojtarit të paidentifikuar në vend të lojtarit të paqenë) në ndeshjen e javës së; XXX-të të Ligës së Dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve, grupi A; BEHARI – GRYKA, e zhvilluar në Vitomiricë të Pejës (raportet e zyrtare dhe deklaratat plotësuese nga ana e klubit të futbollit “Behari“ nga Vitomirica);

DËNOHET

Me të holla në shumë prej; 1000 euro (njëmijë) në bazë të rregullores disiplinore neni 63 paragrafi 1 pika 9. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 16.05.2018, respektivisht nga data e pranimit të tij.

MIFTAR RAMA; kryetrajner në klubin e futbollit “ BEHARI “ nga Vitomirica e Pejës në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar për mashtrim dhe sjellje në lajthitje të komisionit dhe personit zyrtar në rastin e aktivizimit të lojtarit të pa identifikuar në emër të lojtarit të paqenë në ndeshjen e javës së XXX-të të Ligës së Dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi; A; BEHARI – GRYKA, e zhvilluar në Vitomiricë të Pejës (raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e trajnerit në procedurë);

DËNOHET

Me të holla në shumë prej; 200 euro (dyqind) në bazë të rregullores disiplinore, neni 63 paragrafi 1 pika 8. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës, respektivisht nga data e pranimit të tij.

ASMIR ZEKIQ; përfaqësues zyrtar i klubit të futbollit “BEHARI“ nga Vitomirica e Pejës në procedurë të hapur disiplinore nga ana e komisionit të garave për lëshim si përfaqësues zyrtar në aktivizimin dhe paraqitjen e lojtarëve me të drejtë loje në ndeshjen e javës së; XXX-të të Ligës së Dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi; A BEHARI – GRYKA, e zhvilluar në Vitomiricë të Pejës (raportet e zyrtarëve dhe deklaratat plotësuese)

DËNOHET

Me ndalesë të kryerjes së funksioneve zyrtare në klub në kohëzgjatje për; 1 (një) vit për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës si dhe funksioneve tjera, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 63 paragrafi 1 pika 8.

KF “ PRISHTINA“ nga Prishtina në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për manifestim të sjelljeve josportive nga ana e simpatizuesve të saj (fyerjet në kor drejtuar organeve të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe vet Federatës – minutat; 38 dhe 90+4) në ndeshjen e javës së; XXXII-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; LIRIA – PRISHTINA 0:1 e zhvilluar me 11.08.2018 në stadiumin “ Përparim Thaqi “ në Prizren (raportet e zyrtarëve)

DËNOHET

Me të holla në shumë prej; 2000 euro (dymijë) në bazë të rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 3. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 16.05.2018, respektivisht nga data e pranimit të tij.

KF “LIRIA“ nga Prizreni në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për lëshime në organizimin e ndeshjes (hedhje e gjësendeve në fushë, shisheve plastike PVC pas shënimit të golit nga ana e mysafirëve – rasti recidiv) në ndeshjen e javës së; XXXII-të të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; LIRIA – PRISHTINA 0:1 e zhvilluar me datë 11.05.2018 në stadiumin “ Përparim Thaqi “ në Prizren (raportet zyrtare)

DËNOHET

Me të holla në shumë prej; 1500 euro ( njëmijë e pesëqind) në bazë të Rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 3 . Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 16.05.2018 – respektivisht nga data e pranimit të tij.

KF “DRITA“ nga Gjilani në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së XXXII-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorimnë e seniorëve; DRITA – TREPÇA ’89 e zhvilluar me 11.05.2018 në stadiumin e qytetit në Gjilan (raportet e zyrtarëve; pas përfundimit të pjesëlojës së parë disa persona konfrontohen me lojtarët dhe shtabin teknik të ekipit mysafir njëherit edhe tentojnë ta sulmojnë përfaqësuesin zyrtar të klubit të futbollit “ Trepça 89 “ nga Mitrovica, z. Arsim Islami, por falë reagimit të shpejtë të policisë sulmi mbetet si tentativë)

DËNOHET

Me të holla në shumë prej; 2000 euro (dymijë) në bazë të Rregullores disioplinore neni 40 paragrafi 1 pika 3. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 16.05.2018 , rrespektivisht nga data e pranimit të tij.

FAIK VUÇITERNA; trajner në klubin e futbollit “RAHOVECI“ nga Rahoveci , në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për manifestim të sjelljeve josportive (ofendime drejtuar treshes së gjyqtarëve, organeve të FFK-së dhe i njëjti pas përfundimit të takimit fyen rënd delegatin e zyrtar) në ndeshjen e javës së ; XXIX-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DUKAGJINI – RAHOVECI 3:3 e zhvilluar me datë 13.05.2018 në stadiumin e qytetit në Klinë (raportet zyrtare)

DËNOHET

Me të holla në shumë prej; 100 euro (njëqind) në bazë të Rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 3. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 16.05.2018, respektivisht nga data e pranimit të tij.

EURON HYSENI; lojtar i klubit të futbollit “HAJVALIA“ nga Hajvalia me numër të ID kartelës 010718M98 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës 1, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për sjellje josportive (ofendime drejtuar gjyqtarit kryesor dhe organeve të FFK-së ) në ndeshjen e javës së ; XXIX-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; TREPÇA – HAJVALIA 4:0 e zhvilluar me datë 13.05.2018 në stadiumin olimpik “ Adem Jashari “ në Mitrovicë ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar )

DËNOHET

Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.

FITIM HOTI; lojtar i klubit të futbollit “LUGU I BARANIT“ nga Lugi i Baranit me numër të ID kartelës 005890M90 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive; 14, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( kundërshtim në vendimin e gjyqtarit) në ndeshjen e javës së; XXXI-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; RATKOCI – LUGU I BARANIT e zhvilluar në Ratkocme datë 05.05.2018 ( raportet e zyrtarëve)

DËNOHET

Me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 3.

JASIN VEHBIU; lojtar i klubit të futbollit “OPOJA“ nga Opoja me numër të ID kartelës 001588M90 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive; 14 në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq (start i plaejuar në lojtarin kundërshtar) në ndeshjen e javës së; XXXI-të Ligës së Dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi; A; DARDANËT – OPOJA, e zhvilluar me datë 09.05.2018 në Gjakovë (raportet e zyrtare)

DËNOHET

Me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 3.

SHKËLZEN BYTYQI; lojtar i klubit të futbollit “DEJNI“ nga Dejni me numër të ID kartelës; 003444M98 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës 1, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për ndëshkim me karton të kuq (sjellje josportive) në ndeshjen e javës së ; XXXI-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi; A; DEJNI – DEQANI, e zhvilluar me datë 09.05.2018 në Ratkoc (raportet zyrtare)

DËNOHET

Me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 3.

KF “RINIA“ nga Miradia e Fushë Kosovës në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për tërheqje të ekipit nga loja në ndeshjen e rregullt të javës së ; XXVII-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorve; LEPENCI – RINIA e zhvilluar me datë 10.05.2018 në Kaçanik ( raportet zyrtare ) i

HAPET PROCEDURA DISIPLINORE

Deri në kompletimin e lëndës ( grumbullimin e provave dhe vendimin përfundimtar të komisionit). Kërkohet deklarata plotësuese nga zyrtaret e klubit të futbollit “ RINIA “ për tërheqje të ekipit nga ndeshje. Afati datë 18.05.2018 (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1).

ISMET REÇICA; zyrtar i klubit të futbollit “RINIA” nga Miradia e Fushë Kosovës në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për tërheqje të ekipit – lojtarëve nga loja gjatë zhvillimit të ndeshjes së javës së; XXVII-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë seniorëve; LEPENCI – RINIA e zhvilluar më datë 10.05.2018 në Kaçanik ( raportet zyrtare )

DËNOHET

Me ndalesë të kryerjes së funkcioneve në klub në kohëzgjatje për; 1 (një) vit për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 53 paragfai 1 pika 1.

ISA BREZNICA; kryetrajner në klubin e futbollit “RINIA“ në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, si pjesëmarrës në tërheqjen e lojtarëve nga fusha e lojës gjatë zhvillimit të ndeshjes së javës së; XXVII-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorimnë e seniorëve; LEPENCI – RINIA e zhvilluar me datë 10.05.2018 në Kaçanik (raportet zyrtare) i

DËNOHET

Me të holla në shumë prej; 200 euro (dyqind) në bazë të Rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 3. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 16.05.2018, rrespektivisht nga data e pranimit të tij.

KF “ LUFTETARI “ nga Brekoci, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për mosparaqitje në fushë për të zhvilluar ndeshjet ne javën e; XXIX-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve LUFTETARI – DEJNI dhe ndeshjen e javës së ; XXX-të ISTOGU – LUFTETARI (pa arsye nuk është paraqitur në dy ndeshje të garave të përhershme kampionale në vitin e njejtë garues 2017-2018 dhe me këtë ka shkelur nenin 54 të Rregullores disiplinore ;

DËNOHET

Me të holla në shumë prej; 1000 euro (njëmijë) në bazë të Rregullores disiplinore neni 54 paragrafi 1 pika .1. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuarnë të holla është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës , rrespektivisht nga data e pranimit të tij.

SABRI DERMAKU; delegat i Federatës së Futbollit të Kosovës për vëzhgimin e ndeshjeve të Ligës së dytë dhe kategorive të reja, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për lëshime në kryerjen e detyrës së delegatit në ndeshjën e javës së ; së XXVIII-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; ULPIANA – TEFIK ÇANGA e zhvilluar me datë 13.05.2018 në Kaqanik raportet zyrtare)

DËNOHET

Me ndalesë në kryerjen e detyrës së delegatit në kohëzgjatje për; 3 (tre) muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 78 paragrafi 1 pika 1.

BEDRI BRAHIMI ; lojtar i klubit të futbollit “TEFIK ÇANGA“ nga Tërni me numër të ID kartelës 005877M87 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive 87 në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për ndëshkim me karton të kuq ( fyerje e gjyqtarit kryesor ) në ndeshjën e javës së XXVIII-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; ULPIANA – TEFIK ÇANGA e zhvilluar me datë 13.05.2018 në Lipjan ( raportet zyrtare )

DËNOHET

Me ndalesë loje për; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizura nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 3.

SADAT BUNJKAU; trajner në klubin e futbollit të femrave “BAZELI 2015“ nga Kaqaniku, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për manifestim të sjelljeve josportive (ofendime dhe tentim për sulm fizik ndaj gjyqtarit kryesor DRITON PRENIQI) në ndeshjen e javës së ; XI-të të Ligës së futbollit të femrave për grupmoshat e reja U-16; KFF “BAZELI“ – KFF “MITROVICA“ e zhvilluar me datë 13.05.2018 në Kaçanik (raportet zyrtare)

DËNOHET

Me të holla në shumë prej; 100 euro (njëqind) në bazë të rregullores disiplinore nenin 40 paragrafi 1 pika 3. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 16.05.2018, respektivisht nga data e pranimit të tij ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 3)

KËSHILLA JURIDIKE

Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar Komisionit për ankesa të shkallës së dytë në afatin kohor prej 8 ( tetë ) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 16.05.2018, respektivisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë 16.05.2018 Kryetari, Dukagjin Zefi

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme