Google ADS

Brnabiq: Vuçiq mori sugjerime verbale rreth Kosovës

21:23 | 16 Maj 2018
Arbresh.info

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq sot, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari nëse presidenti Aleksandar Vuçiq ka marrë një dokument zyrtar për zgjidhjen e ‘çështjes’ së Kosovës, tha se ka biseduar me Vuçiqin për këtë, por nuk mund të komentojë publikisht për të mos rrezikuar pozicionin negociues.

“Ai mori sugjerime verbale, por në këtë pikë për shkak të pozitës negociuese nuk do të komentoj,” tha Brnabiq gjatë një vizite në Panairin Bujqësor në Novi Sad.

Ndryshe, tanimë në Sofje të Bullgarisë janë mbledhur liderët evropianë, ku pjesëmarrës është edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai serb Aleksandar Vuçiq, shkruan Indeksonline.

Vuçiq ka thënë se ka pranuar një plan të përgatitur nga Perëndimi si propozim për zgjidhje të çështjes së Kosovës.

Ndërsa, Thaçi ka bërë të ditur se është takuar me Federica Mogherinin dhe se i ka thënë që Kosova tashmë i ka kryer obligimet që i takojnë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme