Presidenti Donald Trump thotë se “do të shohim” nëse takimi i tij i planifikuar muajin e ardhshëm me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un do të zhvillohet. Deklarata vjen pasi Pheniani shprehu rezervave të forta për mbajtjen e takimit pas kërkesave të SHBA-së për shpërbërje të programit të saj të armëve bërthamore.
“Nuk kemi ndonjë njoftim. Nuk kemi parë apo dëgjuar asgjë, do të shohim se çfarë do të ndodhë“, tha zoti Trump të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë. Ai tha se Uashingtoni do të vazhdojnë të këmbëngulë për çarmatosjes bërthamore të Phenianit.
Koreja e Veriut kërcënoi me tërheqje nga takimi i planifikuar për muajin e ardhshëm ndërmjet udhëheqësit të saj Kim Jong Un dhe presidentit amerikan, Donald Trump.
Në një deklaratë të transmetuar të mërkurën herët në mënges nga agjencia shtetërore e lajmeve KCNA, zëvendësministri i parë i punëve të Jashtme, Kim Kye Gwan, tha se Pheniani do të detyrohet të “rishqyrtojë” nëse do të marrë pjesë në takimin e 12 qershorit në Singapor, nëse Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kërkojnë që regjimi njëanshëm të braktisë armët e tij bërthamore.
Kim tha se Koreja e Veriut nuk do të jetë e interesuar për takimin nëse Washingtoni provon “të na shtyjë njëanshëm në qoshe dhe na detyron të heqim dorë nga armët bërthamore”.
Deklarata është veprimi i fundit i Koresë së Veriut në 24 orën që duket se po fundosë periudhën e shtendosjeve në gadishullin korean. Bisedimet e nivelit të lartë të planifikuara për të mërkurën me Korenë e Jugut, u anuluan papritmas nga Pheniani, i cili ju referua stërvitjeve aktuale të përbashkëta ushtarake të Shteteve të Bashkuara me Korenë e Jugut. KCNA tha se stërvitjet Max Thunder janë një “provë për pushtimin” e Koresë së Veriut dhe një provokim.
Deklarata paralajmëron edhe Shtete e Bashkuara “që duhet të jenë të kujdesshme rreth fatit të takimit të planifikuar në dritën e këtyre stërvitjeve provokuese ushtarake të përbashkëta me autoritetet e Koresë së Jugut.
Shtëpia e Bardhë, ishte e rezervuar përveç që tha se do të vazhdojë të bashkërendojë ngushtë me aleatët e saj.
Pentagoni e përshkroi stërvitjen Max Thunder si një stërvitje të zakonshme vjetore ndërmjet Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara.
Zëdhënësja e departamentit amerikan të shtetit, Heather Nauert, nënvizoi se Kim ka thënë se e kupton dhe vlerëson rëndësinë e stërvitjeve të tilla për Shtetet e Bashkuara. Ajo tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë me planet për takimin me Kim Jong Un.
Por, ata që kanë punuar ngushtë me Korenë e Veriut, thonë se ka pjesëtarë të vijës së fortë që duan të sabotojnë negociatat diplomatike që ata besojnë se mund të rrezikojnë dinastinë Kim.
Seouli tha të mërkurën se bisedimet ndërmjet Veriut dhe Jugut, do të përqendroheshin në planet për çmilitarizim dhe për t’i dhënë fund edhe formalisht luftës së Koresë./VoA/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?