Vepër humanitare në Çair: Jepet bukë falas për nevojtarët

21:25 | 16 Maj 2018
Arbresh.info

Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, në rajonin e Komunës së Çairit është ndërmarrë një aksion humanitar, i cili mund të vlerësohet si i rrallë në vendin tonë.

Afër shkollës së mesme “Cvetan Dimov” në rrugën “Xhon Kenedi” është vendosur bukë falas për skamnorët, të cilët mund të marrin bukë pa asnjë lloj kompensimi, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në rrjetet sociale janë shpërndarë dhe është pëlqyer fotografitë nga ky akt humanitar, ndërsa nuk dihet se kush kanë qenë iniciatorët e ksaj vepre.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme