Njohësi i çështjeve ndërkombëtare, Afrim Hoti, ka thënë se sa më shpejtë që Kosova t’i kryejë detyrat e saj, aq më shpejtë do të ecet kah Bashkimi Evropian.
“Nuk i kemi kryer të gjitha detyrat e shtëpisë”, ka thënë Hoti në Info Magazine të Klan Kosovës.
“Kosova e ka për obligim po ashtu të krijojë atë kornizë që njihet si Asociacioni i Komunave Serbe i paraparë me marrëveshjen e prillit të vitit 2013”.
“Sepse fundja fundit është çështje që del nga një marrëveshje e liderëve të Kosovës dhe Serbisë”.
Për Asociacionin, Hoti tha se është optimist se do të jetë në maje të agjendës politike menjëherë pas Samitit të Sofies.
Sipas tij, Bashkimi Evropian ka kohë të jashtëzakonshme dhe të mjaftueshme që ta presë Kosovën, porse Kosova nuk ka kohë.
“Edhe koha sa Kosova do t’i kryejë detyrat e veta, do të shënojë rrugën dhe shpejtësinë drejt integrimit në BE”, vijoi mes tjerash ai.
“Sa më shpejtë që i kryejmë detyrat, ecim kah BE-ja”.
Kosova pjesë e marrëveshjes së ShBA-së për inteligjencë arti...
BE ankesë në OBT ndaj Kinës
“Shqipëria, një perlë e vërtetë e Ballkanit”
Sri Lanka, merr detyrën presidenti i majtë pas fitores së gj...
Komuna e Prishtinës në pritje të votimit të buxhetit për vit...
Qeveria emërton rrugën Ballaban – Banjskë me emrin e heroit ...