Putin censuron dasmën mbretërore britanike

19:24 | 16 Maj 2018
Arbresh.info
Mediat më të rëndësishme në Rusi nuk do ta transmetojnë dasmën mbretërore të Meghan Markle dhe Princ Harry këtë të shtunë, dhe arsyeja mendohet të jetë marrëdhënia e tensionuar mes shtetit euroaziatik dhe Britanisë së Madhe.
Marrëdhëniet midis dy shteteve janë acaruar që kur ish-spiuni rus Sergei Skripal u helmua në territorin britanik sëbashku me vajzën e tij Yulia.

Autoritetet britanike konfirmuan se ish-agjenti i KGB ishte shënjestruar nga agjentët rusë dhe Moska u dënua ndërkombëtarisht për çështjen.

Megjithatë, Rusia e mohoi se kishte gisht në sulm.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme