Presidenti i vendit, Hashim Thaçi tashmë ka arritur në Sofje të Bullgarisë ku menjëherë pas arritjes ka realizuar një takim me Zyrtaren e Lartë për Siguri të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.
Takimi thuhet të ketë zgjatur 10 minuta dhe në këtë takim kryesisht është diskutuar për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, ku Thaçi pas këtij takimi ka thënë se Kosova dhe Serbia shumë shpejtë do të arrijnë marrëveshjen në mes dy vendeve e cila do të garantohet nga BE. Sipas tij Kosova tashmë ka kryer obligimet e veta.
“Është me të vërtetë një momentum i ri që kërkon mobilizim të të gjitha forcave të skenës politike, shoqërisë civile, mediave dhe të gjithëve në Kosovë, pasi do të jetë një proces i përgjegjshëm. Në të njëjtën kohë edhe për kreditë e finalizimit të këtij procesi që do të thotë njohje të Kosovës dhe anëtarësim në OKB. Procesi nuk do të jetë fare i lehtë për Kosovën, as për Serbinë. Kosova por edhe Serbia me arritjen e kësaj marrëveshje do të jenë pjesë e familjes evropiane. Do të ruhet integriteti territorial, sovraniteti dhe do të punojmë në frymën evropiane, ngushtë me Bashkimin Evropian që ky proces të finalizohet në përputhshmëri me interes e qytetarëve dhe partnerëve tanë”, ka thënë Thaçi, shkruan Indeksonline.
Gjithashtu presidenti Thaçi ka theksuar se është i sigurt se procesi do të mbyllet me atë se edhe Kosova edhe Serbia do të kenë hapa konkret evropian pas zbatimit asaj marrëveshje.
“Nuk do të ketë të humbur. Pra edhe Kosova edhe Serbia do të bëhen pjesë e BE-së, nuk do të cenohet njëri apo tjetri shtet por do të gjenden disa modalitete të bashkëpunimit në mes dy shteteve, të një afirmiteti të qytetarëve serbë të Kosovës dhe qëllimi jonë strategjik duhet të jetë e ardhmja jonë evropiane. Jam i bindur se ky proces do të rezultojë i suksesshëm”, ka shtuar Thaçi.
Thaçi ka thënë se duhet të ketë raport konstruktiv dhe korrekt të dërgimit të mesazhit se Kosova është e përgatitur për fazën përfundimtare, për procesin e normalizimit të raporteve në mes dy shteteve dhe pajtimit, që do të nënkuptonte një marrëveshje obligative për njohje të Kosovës dhe anëtarësim në OKB.
“Kosova ka kryer obligimet e veta, është gati dhe në Bashkimin Evropian do të lëviz”, ka përfunduar Thaçi.
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...