Në Shkup u protestua kundër “gjyqësisë së korruptuar” të Maqedonisë

19:08 | 16 Maj 2018
Arbresh.info

Shoqata për mbrojte të të drejtave të qytetarëve “No Pasaran” organizoi një protestë të qetë para Gjykatës së Lartë të Maqedonisë.

Ata thonë se protestuan kundër gjyqësisë kriminale dhe të korruptuar.

Para gjykatës, “No Pasaran” lexoi 44 emra gjykatësisht të Gjykatës Themelore Shkupi 2 dhe Gjykatës së Apelit, për të cilët thonë se në kundërshtim me Ligjin, kanë udhëhequr me procedura gjyqësore dhe kanë marr vendime që i kanë dëmtuar qytetarët, përcjell telegrafi maqedoni.

Ata kërkuan dorëheqje dhe përgjegjësi të personave përgjegjës në Gjykatën e Lartë, për vendimet në Gjykatën e Apelit dhe Shkupi 2, për rastet me qytetarët që hoqën dorë nga ngrohja, por ende pranojnë fatura për pagesa, diçka që prek rreth 40 mijë qytetarë të Shkupit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme