Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se vendi i tij e ka për obligim t’i mbrojë shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve të shtetit shqiptar.
Duke folur për Euronews, Rama ka thënë se shqiptarët në Ballkan kurrë nuk kanë qenë në pozitë më të mirë se sot.
“Në Kushtetutën tonë, ne kemi detyrimin për të mbrojtur shqiptarët jashtë vendit kudo, por në të njëjtën kohë mendoj se shqiptarët nuk kanë qenë kurrë më të mirë se sot, kudo që jetojnë. Pra, në Kosovë, ata kanë shtetin e tyre tani. Në Maqedoni, ata janë pjesë e një revolucioni të vërtetë në drejtim të ndryshimit të qasjes ndaj gjuhës shqipe dhe ndaj popullit shqiptar. Në jug të Serbisë, shpresoj se kushtet e tyre do të përmirësohen, duke u bazuar edhe në faktin se serbët në Kosovë trajtohen shumë më mirë”, ka thënë Edi Rama për Euronews.
Rama ka thënë se është kundër krijimit të “Shqipërisë së Madhe”.
“Unë gjithmonë kam thënë se kam një ëndërr që në të bashkohemi nën një qiell të Bashkimit Evropian dhe kurrë nuk kam ëndërruar për një ‘Shqipëri të Madhe’ sepse kam ëndrra të mëdha, për një ‘Evropë të Madhe’, me të gjithë shqiptarët brenda”, është shprehur kryeministri i Shqipërisë.
“Është një version më i mirë i Haalandit”, Van Der Vaart zbu...
Nagavci: Kemi buxhetuar pagat për punësimin e 500 asistentëv...
G7 paralajmëron Rusinë kundër përdorimit të trupave koreanov...
Balluku: Nga 1 janari do të ulet çmimi i energjisë elektrike
Xhaka para duelit me Liverpool-in: E di se si është të luash...
Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit në 4-vjetorin e arre...