Google ADS

Policia e Kosovës organizon konferencë rajonale policore

15:50 | 16 Maj 2018
M. A.

Policia e Kosovës e ndihmuar nga Misioni i EULEX-it, organizon konferencë rajonale dy ditore 17-18 maj, me drejtuesit (drejtorët) e policive të shteteve rajonale, të Shqipërisë, Kroacisë, Maqedonisë dhe Sllovenisë, të cilët deri më tani kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në Prishtinë.

“Nikoqir i kësaj konference është Policia e Kosovës, në krye me ushtruesin e detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës z. Naim Rexha, e cila vlerësohet si një faktor mjaft i rëndësishëm dhe i suksesshëm, në bashkëpunim dhe ndikim të stabilitetit rajonal.

Kjo konferencë është si vazhdimësi e konferencës së suksesshme të drejtuesve të policive të mbajtur në Shkup me 9 dhe 10 shtator të vitit 2016, dhe tani është vendosur të mbahet në Kosovë me 17 dhe 18 maj 2018 me ftesë të Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin për media.

Qëllimi primar i kësaj konference është intensifikimi i bashkëpunimit të ndërsjellët rajonal, mbledhja dhe shkëmbimi i informacioneve, në interes të parandalimit të kërcënimeve dhe rreziqeve strategjike që i paraqet krimi i organizuar ndërkombëtar dhe terrorizmi, e të cilat do të ndikojnë pozitivisht në stabilitetin rajonal.

Vlen të theksohet se pjesë e kësaj konference përveç drejtorëve të përgjithshëm të policive rajonale, prezentë do të jenë edhe drejtorët e hetimeve nga të gjitha vendet pjesëmarrëse.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme