Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Maqedonisë në Kosovë, Ilija Strashevski.
Në këtë takim u bisedua sa i përket punëve që kanë bërë dy komisionet shtetërore, sa i përket hapjes dhe funksionalizimit të pikës së kalimit të përbashkët të kufirit Stanqiq-Bellanovc.
Të dy palët vlerësuan se do të këtë shtim të dinamikës për funksionalizimin e kësaj pike, në mënyrë që ketë lëvizje të lirë të njerëzve dhe mallrave.
Në këtë takim u bisedua edhe për çështjet me interes të përbashkët në mes të dy shteteve, në veçanti në fushën e sigurisë.
Sipas kumtesës dërguar mediave nga kjo ministri, Gashi theksoi se bashkëpunimi me Republikën e Maqedonisë është strategjik, duke marrë për bazë koordinimet si dy vendeve fqinje, sa i përket luftimit të krimit të organizuar, të cilët i shfrytëzojnë edhe pikë kalimet kufitare.
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte