Juventusi është e sigurt se futbollisti më i kërkuar në Europë, Paulo Dybala nuk do të largohet.
Dybala është duke u kërkuar nga shumë klube. Ndër to është edhe Bayern Munchen, me Kart-Heinz Rummenigge i cili disa herë ka thënë se argjentinasi është objektivi kryesor.
“Kur mendoj se do të sjellim diçka në Bayern. Mendoj për dikë si Dybala”.
Megjithatë për t’i larguar këto spekulime, ka folur anëtari i Juve-s, Giuseppe Marotta.
“Qëllimi i klubit është të krijoj një skuadër me të moshuar dhe me të rinj. Kjo është e rëndësishme. Ofensiva e Juventusit ka qenë fantastike këtë vit, e cila mund të konkurroj edhe me Realin. Në të ardhmen do të investojmë në lojtar të rinj. Ne tani kemi Dybalan dhe Bernardeschin, të cilët janë 26-vjeç dhe do të qëndrojnë këtu sigurt”, ka thënë 61-vjeçari.
Për Dybalan janë të interesuar shumë klube, përfshi edhe Barcelonën. Ai erdhi te Juve në vitin 2015, dhe bëri afro 100 paraqitje duke shënuar 55 gola.
ASK: Shtrenjtohen qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Barcelona mund të mos bëjë asnjë nënshkrim të madh në vitin ...
Vithkuqi fshati me 24 kisha dhe manastire
Trepça nesër luan sfidën e radhës në Fiba Europe Cup
“Pse nuk kallxojshe që je tu heq për famë”, Drenusha e ashpë...
Zgjedhjet në SHBA, Hovenier ndan mesazh nga Prishtina për vo...