Ashtu siç ishte paralajmëruar ka nisur protesta para ministrisë së Brendshme për largimin e ministrit Fatmir Xhafaj.
Që në nisje të saj protesta është shoqëruar me tension pasi ata kanë kaluar të çajnë kordonin dhe të kalojnë në ambientet e oborrit të ministrisë.
Qytetarët me pankarta në duar kanë kërkuar largimin e ministrit pasi sipas tyre ka shkelur ligjet duke mbrojtur vëllain e dënuar për trafik droge.
Ky tubim mori spunto nga dalja e regjistrimit audio të vëllait të ministrit, Agron Xhafaj i cili sipas opozitës dëgjohet teksa bisedon me një trafikant droge për një rrugë drejt Italisë.
Në këtë protestë marrin pjesë deputetët dhe përfaqësues të PD-së si Edi Paloka, Eno Bozdo, Belind Këlliçi etj./Gazeta Express
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...