Tentim i ri për rifillimin e gjykimit për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smilkovës në Shkup

11:48 | 16 Maj 2018
Arbresh.info

Në Gjykatën Penale të Shkupit do të ketë një tentim të ri të rifillimit nga e para të procesit gjyqësor për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smilkovës, në Shkup.

Procesi është dërguar në rifllimi pasi që lënda është marr nga Prokuroria Speciale Publike (PSP), pas publikimit të përgjimeve të paligjshme, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Seanca paraprake nuk filloi pasi që mungonte i akuzuari Fejzi Aziri, i cili ishte i hospitalizuar në repartin e pulmologjisë në Shkup.

Për shkak të mosparaqitjes në burg, Fejzi Aziri është rikthyer në qeli, si i dënuar për armëmbajtje pa leje.

Për vrasjen e pesëfishtë janë akuzuar Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismaioviq, Fejzi e Haki Aziri dhe Sami Luta.

Në dhjetor, Gjykata e Lartë shfquzoi aktgjykimin e mëparshëm, dhe të akuzuarit u vendosën në masë kujdesi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme