Instanca e dytë e drejtësisë në Kosovë ka vendosur për herë të tretë në lidhje me rastin ku e akuzuar është ish-prokurorja e Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Vahide Badivuku.
Kallxo.com merr vesh se Gjykata e Apelit edhe një herë ka konfirmuar dënimin ndaj Vahide Badivukut, duke e gjetur fajtore dhe duke e dënuar për marrje ryshfeti me 3 vjet burg.
Kjo është hera e tretë që Gjykata e Apelit po vendos në këtë çështje. Dy herët e kaluara, pas kërkesave për mbrojtje të ligjshmërisë, Gjykata Supreme e Kosovës e kishte kthyer çështjen në rivendosje.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, prokurorja Badivuku në periudhën kohore maj – gusht 2015 në cilësinë e prokurores së krimeve të rënda në Prokurorinë e Mitrovicës për të përfituar për vete ka kërkuar dhe pranuar dhuratë “në mënyrë të tërthortë”.
Në këtë rast të akuzuar janë edhe Idriz Kelmendi dhe Isak Smakolli, ata akuzoheshin për veprën e ushtrimit të ndikimit, ndërsa Gjykata e Apelit e kishte ricilësuar veprën e tyre në dhënie ryshfeti.
I pari ishte dënuar me një vit burgim, ndërsa të dytit i është vërtetuar dënimi me gjobë prej 3 mijë eurosh, thuhej në njoftimin e Gjykatës së Apelit.
Ky rast fillimisht ishte vendosur nga Gjykata Themelore e Prishtinës në vitin 2016, ndërsa në shtator të vitit 2016 Apeli e kishte vërtetuar vendimin e Themelores.
Ndryshe nga Apeli kishte vendosur Gjykata Supreme e Kosovës e cila në maj të vitit 2017 e kishte kthyer në rivendosje këtë rast në Gjykatën e Apelit.
Ky rast hyn në grupin e lëndëve të shënjestruara për liberalizim të vizave.
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend