Google ADS

Turqia dëbon konsullin izraelit pas vrasjeve në Gazë

11:03 | 16 Maj 2018
Arbresh.info

Ministria e jashtme e Turqisë ka kërkuar nga konsulli izraelit në Stamboll që të largohet nga vendi “për një kohë”, pasi forcat izraelit vranë më shumë se 60 palestinezë gjatë protestave në Rripin e Gazës.

Të martën, ministria bëri një thirrje të ngjashme për ambasadorin e Izraelit në Ankara, i cili mori përgjigje reciproke nga Izraeli po të njëjtën ditë, transmeton portali arbresh.info.

Elton Naeh, ambasadori është në këtë post që nga dhjetori i vitit 20156, pas një marrëveshjeje pajtimi në atë vit që i dha fund tensioneve të shkaktuar nga një sulm vdekjeprurës të një anijeje turke nga komandot izraelit në vitin 2010.

Ankaraja ka qenë një kritik i zëshëm i dhunës izraelite kundër palestinezëve në Gaza dhe hapjes së ambasadës së SHBA në Jerusalem. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme