Zëdhënësi i Qeverisë greke, Dimitris Tzanakopoulos ka deklaruar se në bisedimet e tanishme me fqinjtë ka përparime të theksuara, por ende nuk është afër arritja e një ujdie ndërmjet palëve.
Sipas tij, Qeveria greke vazhdon me stabilitet dhe vendosmëri që të mbrojë linjën kombëtare për një emër të përbërë, që do të vlej për të gjithë, që si parakusht e ka edhe rishikimin e Kushtetutës.
Në përgjigjen e tij për korrespondenten e agjencisë AIM në Athinë, Tzanakopoulos tha se mbetet një rrugë e gjatë deri te arritja e detajeve juridike-teknike të një marrëveshje të mundshme ndërkombëtare ndërmjet të dy palëve.
Ai shtoi se ujdia e mundshme do të duhet të jetë e plotë, dhe se në disa pjesë do të përshkruhet mënyra e zbatimit të emrit të riqë do të vlej për të gjithë./Telegrafi
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...