Një 27-vjeçar nga Lucerni i Zvicrës, i cili i humbi kriptovaluta në shumën 850.000 frangash, nuk ka ndërmend të dorëzohet: Tani ai do ta rindërtojë ngjarjen me hipnozë për ditën kur i humbi.
Po bëhet më tepër se një muaj, që kur Thomas T. nga Lucerni e humbi çantën e tij në të cilën kishte dy memorie të kriptovalutave. Për atë që do t’i gjente çantën, Thomasi premtoi shpërblim prej 5 për qind të vlerës së çantës
Vlera e saj ishte 850.000 franga, pra shpërblimi do të ishte 40.000 franga. Për informata të mëtejeshme, ai ka vënë në dizpozicion e-mailin [email protected] në të cilin pret informata, shkruan “20 Minuten”, përcjell Albinfo.ch.
Nga fillimi i këtij muaji, në mënyrë që të nxiste njerëzit t’i sillnin çantën, Thomasi e rriti shpërblimin nga 5 në 15 për qind, pasi vlera e kriptovalutave ndërkohë është rritur në 900.000 franga.
Po që se ndokush ia sjellë çantën me kriptovalutat, Thomasi do ta shpërblejë me 127.500 franga.
Për Thomas T. tani ka lindur një shpresë e re. Të martën, ai do ta rindërtojë ngjarjen e 9 prillit me hipnozë, në mënyrë që të kujtohet për gjithçka.
“Qëllimi është që të më kujtohet detaji se kur e kam parë për herë të fundit çantën, apo nëse vërtet e kisha lënë në makinë”, pohon Thomas T.
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...
Sveçla: Sulmet në veri, dëshpërim i bandave të dirigjuara ng...
Kelmendi: Mungesa e buxhetit për sistemin prokurorial pamund...
Klubi i karatesë së Policisë së Kosovës fiton katër medalje ...
Xheneta e Gresa tentojnë ta puthin Drilonin, i kërkojnë të f...
Vesa Luma festoi 20 vjetorin e karrierës me një koncert të v...