Një kompani japoneze hekurudhore ka publikuar zyrtarisht një kërkim falje, pasi një prej trenave të tyre është nisur 25 sekonda më herët.
Kërkim falja e kompanisë erdhi pasi një nga trenat e tyre u nis nga platforma në stacionin Notogawa të Japonisë në ora 7:11:35, e jo sic ishte planifikuar në 7:12 të mëngjesit, më datë 11 maj.
Shoferi i trenit keqkuptoi kohën e nisjes dhe mbylli dyert e trenit para kohës, sipas njoftimit për shtyp të kompanisë.
Largimi i hershëm nuk ndikoi në ndonjë orar tjetër të udhëtimit atë ditë, por çoi në një person që mungonte në tren.
“Ne i shqetësuam klientët tanë shumë, dhe ne do të përpiqemi që kjo mos të ndodhë sërish,” tha JR West në një deklaratë të cituar nga gazeta lokale Asahi.
Japonezët njihen për përpikmëri. Nëntorin e kaluar, linja e Tsukuba Express në zonën e Tokios, gjithashtu kërkuan falje për një tren që u nis 20 sekonda më heret. Treni ishte nisur në ora 9:43:40 e jo ashtu sic ishte e paraparë në 9:44 . /IndeksOnline/
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...
Xheneta-Gjestit: Baju, nuk dua të flas me ty
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...