Nga 1 janari i këtij viti e deri me 31 mars, në të gjithë territorin e vendit janë realizuar 700 vjedhje të banesave (shtëpive).
Fatkeqësisht, mbi 90 për qind e këtyre rasteve janë regjistruar në Shkup, gjegjësisht sipas policisë, në tre muajt e parë në kryeqytet kanë ndodhur 483 vjedhje të rënda të banesave, me çka janë ngritur 19 kallëzime penale.
Hajnat në Shkup dhe rrethinë çdo të katërtën orë e vjedhin nga një banesë. Kështu thotë statistika e fundit e Ministrisë për Punë të Brendshme, sipas të cilës, mesatarisht gjashtë banesa (shtëpi) në Shkup, për çdo ditë janë në cakun e vjedhësve. Nëse deri dje organet e rendit në kryeqendër bastisjen më të madhe të banesave në Shkup e kanë regjistruar në Komunën Qendër, të dhënat e fundit tregojnë se primatin e muajve të parë të këtij viti e merr Komuna e Aerodromit, shkruan gazeta KOHA. Statistikat e fundit të publikuara nga MPB thonë se nga 1 janari i këtij viti e deri me 31 mars, në të gjithë territorin e vendit janë realizuar 700 vjedhje të banesave (shtëpive). Fatkeqësisht, mbi 90 për qind e këtyre rasteve janë regjistruar në Shkup, gjegjësisht sipas Sektorit për Punë të Brendshme në Shkup, në tre muajt e parë në kryeqytet kanë ndodhur 483 vjedhje të rënda të banesave, me çka janë ngritur 19 kallëzime penale.
Tutje, siç njoftojnë nga MPB, nga viti 2015 deri me 2017, në Maqedoni janë realizuar mbi 10 mijë vjedhje të rënda, prej të cilëve mbi 2500 kanë qenë banesa dhe shtëpi, respektivisht rreth 70 për qind e tyre janë kryer në Shkup. Nga ky numër i përgjithshëm i vjedhje, policia në nivel republikan ka arritur të zbuloj 22 për qind të rasteve, ndërkohë kur flasim për vjedhjet në Shkup, policia ka arritur të zbuloj vetëm 15 për qind të vjedhjeve.
Përveç banesave, vjedhjet e rënda kanë ndodhur edhe në vikend-shtëpiza, vetura, bodrume, magazina, shitore e objekte të ngjashme. Sipas MPB-së, deliktet pronësore nga viti në vit shënon rritje, përkundër asaj se veprat tjera penale shënon ulje apo stagnim, raporton KOHA.
Hulumtimet e MPB-së kanë konstatuar se vjedhësit me përvojë para se të vendosin për plaçkitjet e një objekti të caktuar, ata paraprakisht kanë njohuri se aty ka para ose stoli tjera. Paratë, stolitë e shtrenjta të arit dhe argjendit, mallra të ndryshëm e kështu me radhë janë sendet më të shpeshta të cilat i vjedhin hajnat. Mes tjerash, MPB ka bërë të ditur afatin më të shpeshtë kohor se kur ndodhin këto vjedhje, me çka del se nga ora 8 e deri në ora 16 pasdite, janë shënuar vjedhjet më të shumta që kanë ndodhur.
Hajnat po ashtu kanë metodologji të ndryshme të vjedhjes së banesave apo shtëpive. Policia thotë se mënyrat më të zakonta të bastisjes së shtëpive nga vjedhësit janë ato me përdorimin e forcës me vegla të përshtatshme për hapjen e dyerve. Ndërkohë, kur jemi te hapja e dyerve të blinduara nëpër banesa, policia thekson se kjo bëhet me disa çelësa, apostafat të dedikuar për këtë veprimtari kriminogjene. Rasti i fundit me shfrytëzimin e këtij lloj çelësit është regjistruar në lagjen Kisella Vodë, në të cilën u vodhën rreth 15 mijë euro nga shtëpia e personit I.I. Të dhënat tjera nga statistika e fundit e MPB-së, po ashtu tregon se gjatë tre muajve të parë të viti, më tepër shtëpi dhe banesa janë vjedhur në rajonin e Aerodromit, më pas vijon Qendra, Karposhi, Çairi, Gazi Baba, Gjorçe Petrovi, Bit Pazari, Kisella Voda, Draçeva e kështu me radhë. (koha.mk)
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me ...
Ndërpritet qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc, bëhet minim...
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Një rikujtim i zymtë i “dësh...
Pronari i një restoranti në Vushtrri kapet në flagrancë duke...
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...