Google ADS

Haradinaj optimist: Dialogu përfundimtar me Serbinë do të rezultojë me njohje reciproke

23:08 | 15 Maj 2018
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për dialogun përfundimtar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Haradinaj ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se dialogu i deritashëm mes dy vendeve ka pasur një dinamikë të pakënaqshme.

Ai ka kujtuar se ka qenë një ndër kritikuesit më të ashpër të ritmit të dialogut të deritashëm, që sipas tij “ka dështuar dhe duhet të ridefinohet”.

Sipas shefit të ekzekutivit të vendit, negociatat përfundimtare mes dy vendeve mund të përfundojnë “brenda këtij viti”, raporton Gazeta Express.

Ai ka shprehur optimizmin e tij se dialogu përfundimtar do të rezultojë me njohje reciproke Kosovë-Serbi.

Haradinaj ka thënë se nuk do ta përfaqësojë Kosovën në dialog me Serbinë, sepse i duhet të merret “me punët e shtëpisë”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme