Google ADS

Pesë mënyra natyrale si të rrisni nivelin e “hormonit të lumturisë”

22:31 | 15 Maj 2018
Arbresh.info

Efektet e stresit mund t’i keni ndjerë herë pas here në formën e dhimbjeve të kokës, muskujve të tensionuar, netëve pa gjumë madje edhe tretjes së dobët.

Këto gjendje në një periudhë afatgjate mund të ulë ndjeshëm nivelin e serotoninës në tru duke ndryshuar humorin, sjelljet tuaja dhe cilësinë e jetës suaj.

Rritja e niveleve të serotoninës në trupin tonë mund të përmirësojë ndjeshëm gjendjen tonë. Si si mund ta rrisni nivelin e këtij hormoni, do e lexoni më poshtë:

Merrni proteinat nga burimet shtazore

Për të prodhuar serotoninën, trupi juaj ka nevojë për triptofan që mund të merret nga proteinat e kafshëve si gjeli i detit, qumështi, pula, mishi i viçit, veza ose peshku.

Dilni në diell

Një tjetër “truk” për të rritur prodhimin e serotoninës në tru është të dilni për 30 minuta në diell, shkruan Living.al.

Mos hiqni dorë plotësisht nga karbohidratet, por duhet të minimizoni marrjen e sheqerit

Nivelet e serotoninës janë të ulëta kur ju filloni të keni uri për diçka të ëmbël. Kjo është për shkak të faktit se serotonina ka nevojë për pak insulinë për t’u prodhuar. POR ju duhet të reduktoni sasinë e sheqerit në mënyrë që të jeni në gjendje të rregulloni prodhimin e insulinës tuaj pa shkaktuar “rënie sheqeri” .

Lëvizni

Një mënyrë tjetër për të rritur nivelet e serotoninës në trurin tuaj është përmes aktivitetit fizik. Të ushtrohesh pas një dite të gjatë dhe stresuese mund t’ju bëjë të ndiheni mirë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme