Krijuesit nga diaspora i promovojnë librat e tyre në Biblotekën Kombëtare

20:00 | 5 Gusht 2015
M. A.

Në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, në kuadër të takimeve me krijues nga diaspora, sot u bë promovimi i një numri të librave të shkrimtarëve nga diaspora.

Takimet tashmë tradicionale me shkrimtarë nga diaspora i shpalli të hapura Hasan Qyqalla, krijues dhe njëherësh kryetar i parë i Lidhjes së krijuesve shqiptarë në mërgatë.

Në këtë aktivitet kulturor, i cili u mbështet nga Ministria e Diasporës, përpos një numri të madh të bashkatdhetarëve, ishin të pranishëm edhe zëvendësministri Sahit Krasniqi, përfaqësues të MD-së dhe dashamirë të fjalës së shkruar.

“Se krijuesit në mërgatë mendojnë e veprojnë për Kosovën, për këtë flasin veprat tuaja, që do të mbeten brez pas brezi. Është detyrë e të gjithëve, gjithashtu edhe e krijuesve që të jenë në shërbim të Kosovës”, tha zëvendësministri Krasniqi, duke shtuar se krijuesit janë pjesë e thesarit të kombit tonë.

Me këtë rast, u promovuan këta libra: vëllimi poetik “Kodi i etikës, i autorit Neki Lulaj; “Në krahët e ëndrrës”, i autores Fatmire Zenelaj ; vëllimi me poezi “Shpirti i fjalës”, i autorit Hasan Qyqalla; “Aroma e rrugëve me baltë”, i autores Mirvete Elmazi-Mehmeti; “Jehona e Agim Ramadanit”, i autorit Gjergj Rrustajt; Antologjia për çlirimtarët Ilaz Kodra e Antigona Sejdiu, i autorit Ajet Shala, e libra të tjerë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme