Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke folur për një kompromis mes Serbisë dhe Kosovës, ka thënë se është gati të dëgjojë propozimet e shqiptarëve dhe Bashkësisë Ndërkombëtare, por me një kusht.
“Unë jam i gatshëm të flas për gjithçka që dikush e konsideron si zgjidhje të kompromisit. Jam i gatshëm të dëgjoj çdo propozim të shqiptarëve dhe të dëgjojë të gjitha propozimet e Bashkësisë Ndërkombëtare por këto propozime nuk guxojnë dhe nuk duhet të jenë poshtëruese për Serbinë dhe të thuhet se kjo është gjoba përfundimtare e ne të themi se jemi të moralshëm dhe lartësinë e kësaj gjobe do ta përcaktojmë e verifikojmë dhe ta vëmë në jetë.
Unë jam i hapur të dëgjoj çdo propozim dhe në asnjë moment Serbia nuk është sjellë si një partner i pabesueshëm, përkundrazi”, ka theksuar Vuçiq.
Vuçiq në një intervistë për televizionin Klan ka deklaruar se Serbia ka respektuar të gjitha marrëveshjet e nënshkruara.
“Ne kemi pranuar që të marrim pjesë në zgjedhjet lokale bazuar në ligjet e Kosovës dhe rregullat e Kosovës që më parë nuk ka qenë rast i tillë dhe po ashtu në zgjedhjet parlamentare. Obligim i yni në bazë të marrëveshjes së Brukselit ka qenë që këtë ta bëjmë një herë dhe e kemi bërë dy”.
“Kemi hequr dorë nga mbrojtja civile, kemi marrë pjesë në formimin e policisë rajonale në kuadër të sistemit të Kosovës, e jo të atij serb dhe të Serbisë. Kemi marrë pjesë edhe në atë që ka qenë më e vështira për ne, në sistemin gjyqësor dhe të gjitha këto gjëra tmerrësisht të vështira pra përfshirë edhe marrëveshjen e telekomunikacionit, përfshirë kodin e thirrjeve ku kemi mbajtur të drejtën për serbët që të mos kenë nevojë të thirrin numrin hyrës, por kështu ka qenë rasti”.
Ai ka folur edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke thënë se Kosova nuk e ka respektuar marrëveshjen e Brukselit.
“E çfarë ka përmbushur pala e Kosovës. Edhe ju jeni shqiptar dhe unë po ju pyes të ma thoni një gjë që nuk u ka shkuar për shtati. E vetmja gjë që nuk u ka shkuar për shtati e që përbën 40 për qind të marrëveshjes së Brukselit është Asociacioni i Komunave serbe, e cila nuk ekziston sot siç nuk ka ekzistuar para pesë vitesh”.
Dy persona kanë qëlluar në drejtim të policisë në Dibër
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, deri në 40 minuta pritje te ...
Abdixhiku takon 150 bizneset më të mëdha në Kosovë
Ambasada e Shqipërisë në Kiev dëmtohet nga sulmet ruse
Armenia nga sot njeh zyrtarisht pasaportat e Kosovës
Këshilli Islamik i Rusisë u mundëson poligaminë burrave mysl...