Ministri Lekaj uron besimtarët islam për muajin e Ramazanit

21:08 | 15 Maj 2018
Arbresh.info

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka uruar besimtarët e fesë islame për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Lekaj në një postim në facebook u ka uruar agjërim të lehtë besimtarëve të fesë islame.

Statusi i plotë:

Urime muaji i Shenjtë i Ramazanit. Uroj që ky muaj të sjellë sa më shumë paqe e harmoni mes njerëzve. Me shpresë që të mbizotërojë përkushtimi e solidariteti, ju uroj agjërim të lehtë!
P.L

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme