“Kosova dhe populli i saj do t’i jetë përjetë mirënjohës dhe asnjëherë nuk do ta harrojë ndihmën e gjeneralit amerikan, Wesley Clark dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Emri i tij do të jetë përherë në kujtesën e shqiptarëve kudo që jetojnë ata”.
Kështu tha kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë takimit me ish-Komandantit Suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Europë, gjeneralin Wesley Clark, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë, bën të ditur një njoftim nga Qeveria.
Haradinaj vlerësoi lartë kontributin e gjeneralit Clark gjatë viteve 1999, nën komandën e të cilit filluan intervenimet e NATO-s mbi caqet serbe, për të shpëtuar një popull të tërë shqiptarë të pambrojtur, ndaj të cilit ushtrohej gjenocid.
“Falë ndihmës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NATO-s, Presidentit Bill Clinton, Sekretares Madeleine Albright, Gjeneralit Wesley Clark, ish-kryeministrit britanik Tony Blair dhe gjithë botës demokratike që kontribuuan për lirinë e Kosovës, Kosova sot është e lirë dhe e pavarur. Përjetë mirënjohjes gjithë atyre që shpëtuan nga shfarosja popullin tonë”, tha Haradinaj.
Kryeministri gjatë takimit shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të mbështetur fondacionet amerikane që i dedikohen programeve arsimore.
Ish- Komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjenerali amerikan Wesley Clark, falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritje, duke theksuar se Kosova dhe populli i saj janë përherë në zemrën dhe mendjen e tij.
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë