Komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Johannes Hahn ka dhënë një shenjë pozitive sa i përket liberalizimit të vizave.
Pas takimit me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Enver Hoxhajn, Hahn ka thënë se ata kanë pasur diskutim konstruktiv për hapat e ardhshëm të liberalizimit të vizave, transmeton Indeksonline.
“Gjithmonë kënaqësi të takojë zëvendëskryeministrin e Kosovës, Enver Hoxhaj. Patëm diskutim konstruktiv për hapat e ardhshëm për liberalizimin e vizave dhe për nevojën për të rritur angazhimin për implementimin e MSA-së dhe reformat që lidhen me BE”, është shprehur Hahn.
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit