Këto janë kandidatët e BDI-së për Ministër të Arsimit

17:54 | 15 Maj 2018
Arbresh.info

Gjatë kësaj jave duhet të përmbyllet rikonstruimi i Qeverisë së Kryeministrit Zoran Zaev. Pjestarë më të ri të Qeverisë janë PDSH-ja e Menduh Thaçit dhe Lëvizja BESA e Afrim Gashit.

Siç mëson Zhurnal gjatë rikonstruimit mund të ketë edhe shkëmbime të Ministrive mes partnerëve të koalicionit LSDM dhe BDI.

Agjencia e Lajmeve Zhurnal mëson se në rast se Bashkimi Demorkratik për Integrim do ta merr Ministrinë e Arsimit, atëher kandidatët më potencial për të drejtuar këtë dikaster janë zv/Ministri i tanishëm i arsimit, Arbër Ademi, ish kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, ish ministri i drejtësisë, Adnan Jashari si dhe Bashkim Ziberi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme