Gjenerali Wesley K.Clark: Nuk keni nevojë për ushtri, shfrytëzojeni KFOR-in

16:32 | 15 Maj 2018
Arbresh.info

Në konferencën e mbajtur për media gjenerali Wesley K.Clark ka thënë që Kosova nuk ka nevojë ta formojë ushtrinë e vet, shkruan arbresh.info.

Gjenerali Wesley K.Clark është shprehur se Kosova duhet të që t’i shfrytëzojë fundet për zhvillimin e ekonomisë dhe të fushave të tjera e jo në ushtri sepse deri tash për këtë punë e kanë KFOR-in.

Ai ka shtuar që zhvillimi i industrisë dhe ekonomisë do t’i ndihmonte më shumë Kosovës se shfrytëzimi i të hollave për ushtri.

Sipas tij nuk duhet të formohet ushtri më shumë se sa ka nevojë.

Ky është deklarimi i plotë:

“Ne ende e kemi KFOR-in që ta ruaj sigurinë e njerëzve

Por nëse unë do te isha në Kosovë dhe do te isha në krye do të preferoja që resurset të shkojnë në ndonjë fushë tjetër e jo në forca ushtarak.

Për të siguruar të ardhmen e Kosovës duhet të sigurohet mirëqenia ekonomike.

Përderisa  është KFOR-i këtu linjani KFOR-it në dorë që të merret me sigurinë e vendit.”

/Arbresh.info/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme