Federata Gjermane e Futbollit (DFB) ka kritikuar lojtarët e kombëtares Mesut Özil dhe Ilkay Gündogan që dolën në fotografi me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.
Dy lojëtarët e lindur në Gjermani, të dy me origjinë turke, iu dhanë Erdoganit fanella të nënshkruara në një ngjarje në Londër, transmeton portali arbresh.info.
Gündogan shkroi: “Për Presidentin tim të nderuar, me respekt të madh”.
Erdogan po bën fushatë për rizgjedhje.
Özil luan për Arsenalin dhe Gündogan për Manchester Cityn.
Të dy lojtarët po përgatiten për Kupën Botërore të FIFA-s në Rusi, në të cilën Gjermania është ndër favoritët. Turqia nuk u kualifikua.
Shumë politikanë gjermanë gjithashtu i kanë kritikuar futbollistët, duke vënë në dyshim besnikërinë e tyre ndaj vlerave demokratike gjermane.
Presidenti i DFB Reinhard Grindel tha: “Futbolli dhe DFB mbrojnë vlerat të cilat nuk respektohen në masë të mjaftueshme nga Z. Erdogan.
“Kjo është arsyeja pse nuk është mirë që lojtarët tanë ndërkombëtarë të lejohen të manipulohen për fushatën e tij elektorale. Duke bërë këtë, lojtarët tanë sigurisht nuk kanë ndihmuar punën e DFB-së për integrimin”.
Drejtori i DFB Oliver Bierhoff tha: “Asnjeri prej tyre nuk ishte i vetëdijshëm për vlerën simbolike të kësaj fotoje, por në të vërtetë nuk është e drejtë dhe ne do të flasim me ta për këtë”.
Në rininë e tij, para se të hynte në politikë në vitet 1990, Erdogan luajti futboll gjysmë-profesionalisht për një ekip të Stambollit, Kasimpasa./Arbresh.info/
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...