Turqia nuk e njeh Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit, tha zëvendëskryeministri turk Bekir Bozdag, njofton media turke më 15 maj.
Bozdag vuri në dukje se Jerusalemi për Turqinë është kryeqyteti i Palestinës, transmeton portali arbresh.info.
Ai theksoi se Turqia, si më parë, do të mbështesë Palestinën.
Më parë, kryeministri turk Binali Yildirim tha se Turqia po u bën thirrje vendeve myslimane të rishqyrtojnë marrëdhëniet me Izraelin.
Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OIC) do të mbajë një takim urgjent në Stamboll, lidhur me Palestinën më 18 maj 2018.
Veprimet protestuese po zhvillohen në Rripin e Gazës në mes të 70 vjetorit të themelimit të Izraelit dhe transferimit të ambasadës së SHBA nga Tel Avivi në Jerusalem./Arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?