Kryeministri i vendit Ramush haradinaj në një konferencë për media është shprehur i bindur që në një periudhë shumë të afërt do të ndodh shndërrimi i FSK-së në ushtri.
Haradinaj ka thënë se nëse nuk do të kenë votën e Listës Serbe do të shkojnë në avancimin e bazave ligjore, raporton Arbresh.info.
“Që të gjithë jemi në punë e sipër me shpejgu të arriturat e FSK-së, me tregu të vërtetën që FSK është një forcë multietnike. Kur them multietnike përfshij këtu serbët nga veriu dhe serbet tjerë. Kosova ka arritur argumentet e nevojshme që të shndërrohet FSK-ja në ushtri. Kosova është e gatshme të kthehet në kontribues të sigurisë. Kthimi i FSK-së nuk nënkupton marrjen e detyrave të KOFR-it”, ka thënë Haradinaj pas një takimi me ambasadorët e akredituar në Kosovë ku është diskutuar për FSK-në.
Sipas tij, me transformimin e FSK-së në ushtri nuk humb askush, sidomos shtetet që e kanë ndihmuar Kosovën të vijë deri këtu./Arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1788809127850838/
Pse këto dy shenja të horoskopit janë gjithmonë në qendër të...
Përfshihet nga zjarri një banesë në Fier
Barça deklason Bayern, Atletico bie nga Lille, Inter fiton m...
Mbretëri e Bashkuar, vdekjet nga kokaina u rritën 30%
Mbrojtja Civile e Gazës thotë se tre punëtorë të saj u plago...
“Prishet miqësia”, përplasje e fortë mes Vullnetit dhe Gresë...