Kryeministri Ramush Haradinaj në takimin prezantues për arritjet dhe planet në sigurinë e Kosovës, me theks të veçantë për FSK-në, me ambasadorët e akredituar në Kosovë, ka thënë se vendi ynë ka shfrytëzuar të gjitha mundësitë për dialog me komunitetet jo shqiptare për formimin e FSK-së, raporton arbresh.info.
Ai ka theksuar se FSK e tanishme dhe ajo e ardhmja do të jetë në shërbim të gjithë qytetarëve.
“Ne jemi të përkushtuar që të vazhdojmë dialogun Kosovë-Serbi. FSK është multiektnike, përfshirë edhe serbët e veriut. Si Force e Sigurisë na ndihmon që të kemi siguri jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon. Po dua të theksoj që jemi të gatshëm të jemi partneritet i paqes me forcën tonë”, është shprehur kryeministri.
Haradinaj ka thënë se Forca e Ardhshme e Kosovës nuk do të jetë jashtë mandatit të KFOR-it por plotësim i saj për të siguruar paqe ne rajon./Arbresh.info/
Rriten me 20 për qind rastet e fruthit në botë
Sot fillon Fushata Globale ” 16 Ditët e Aktivizmit Kun...
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri