Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, e ka vlerësuar Juventusin si skuadrën më të fortë dhe kompletuar në Itali, por ka insistuar se gjithmonë ndihmohet nga gjyqtarët.
Juve e fitoi titullin e kampionit për herë të shtatë radhazi pas barazimit pa gola kundër Romës në fundjavë, transmeton Gazeta Express.
Moratti është pyetur rreth dominimit të “Zonjës së vjetër” në futbollin italian.
“Juvetusi është ekipi më i fortë dhe kompletuar në Itali”, e ka pranuar Moratti, duke folur për Corriere della Sera.
“Kjo për shkak se e ka pronarin e njëjtë për një kohë të gjatë. Momentalisht, duke marrë parasysh situatën në ekipin kombëtar, ata e përfaqësojnë futbollin italian. Kjo do të thotë se ata e kanë respektin dhe përkrahjen e atyre që punojnë në futbollin italian – gjyqtarët”, shtoi ai.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?