Qeveria emëron dy drejtorë të rinj nëpër agjencione

11:42 | 15 Maj 2018
Arbresh.info

Qeveria e Kosovës ka emëruar Behxhet Rukiqin drejtor të Agjencisë Qendrore të Prokurorisë në kuadër të Ministrisë së Financave.

“Në përputhje me Ligjin, ministria ka shqyrtuar aplikacionet nga 3 komisioner. Komisioni ka shqyrtuar 11 aplikacione ku 3 nga ta janë thirrur për intervistë me gojë”, tha ministri Mahir Yagcilar, raporton Arbresh.info.

Ministri ka përzgjedhur Behxhet Rukiqin drejtor për një mandat tre vjeçar.

Po ashtu në mbledhjen e sotme u emërua Nexhmie Selimi drejtoreshë e përgjithshme e Akreditimit të Kosovës në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Ajo u zgjodh për një mandat tre vjeçar./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme