Stamboll, Turqi – Mijëra njerëz kanë dalë në rrugë të qytetit më të madh në Turqi për të protestuar kundër vendimit të SHBA-ve për te vendosur ambasadën nga Tel Avivi në Jerusalem.
Të paktën 6,000 njerëz u mblodhën në qendër të Stambollit për të denoncuar ceremoninë e inaugurimit dhe vrasjen e të paktën 55 palestinezëve nga forcat izraelite në Gaza – në atë që shënoi ditën më të përgjakshme në enklavën e rrethuar bregdetare që nga lufta e vitit 2014, transmeton portali arbresh.info.
Ushtria izraelite qëlloi me municion, gaz lotsjellës dhe bomba zjarri në kundër protestuesve të paarmatosur, të cilët ishin mbledhur në Gaza përgjatë disa pikave afër gardhit me Izraelin, duke plagosur më shumë se 2.700 njerëz.
Ekspertët e të drejtave të OKB-së e denoncuan Izraelin për përdorimin “joproporcional të forcës”, ndërsa Amnesty International e quajti atë një “tmerr” që shkeli ligjin ndërkombëtar.
Ndërsa lajmi i vdekjeve në Gaza u përhap në Stamboll, turma të mëdha zbritën në rrugën e zënë Istiklal duke valëzuar flamuj palestinezë dhe turq.
“Poshtë Amerika, poshtë Izraeli. Izraeli është një shtet terrorist”, tha Bulent Yildirim, një nga organizatorët e protestës.
“Palestina do të jetë e lirë dhe këtë ditë do të sinjalizojë fundin e Izraelit dhe Nakba”, në lidhje me themelimin e shtetit të Izraelit më 15 maj 1948, që njihet si Nakba (Katastrofa) nga palestinezët.
Disa nga protestuesit dogjën flamurin e SHBA dhe i kërkuan Turqisë të mbyllte misionet izraelite në vend, duke thirrur: “Mbylleni ambasadën sioniste”.
Ndërkohë, Ankaraja ka thirru ambasadorët e saj në Tel Aviv e Uashington për konsultime./Arbresh.info/
“KB Krusha” për deklaratat e Pecit: Do të paraqesim fakte pë...
“I ke bërë ato lojërat e tua”, Lela ia lë fajin Gresës për d...
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...