Google ADS

Mbahet takimi mes MKRS-së, FFK-së, Komunës dhe Prishtinës, ky është vendimi aktual

10:30 | 15 Maj 2018
Arbresh.info

Sapo është mbajtur takimi i paralajmëruar më parë ndërmjet Ministrisë së Sportit, Komunës së Prishtinës, Punëkryesit, Federatës së Futbollit të Kosovës dhe klubit të FC Prishtinës.

Prishtina u  përfaqësua nga Remzi Ejupi dhe Ahmet Kurtolli në lidhje me stadiumin e kryeqytetit, shkruan Gazetasheshi.com.

FC Prishtina bashkë me kryetarin e Komunës, Shpend Ahmeti kishin kërkuar që t’u lirohet stadiumi për duelin e fundjavës me Dritën.

Mirëpo, vendimi final për këtë është shtyrë për pasditën e sotme, kur MKRS si investitor do të dalë me një komunikatë.

Megjithatë, për momentin, situata mbetet e njëjtë – nuk ka lojë në stadiumin e Prishtinës dhe sipas të gjitha gjasave edhe vendimi final do të jetë kësisoj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme