Google ADS

Djeg veturën e firmës dhe shpenzon mbi 1000 euro, inskenon rastin në Polici

10:12 | 15 Maj 2018
Arbresh.info

Një person nga fshati Grabanicë e Klinës ka raportuar në polici se gjersa ishte duke e vozitur veturën pronë e firmës ku punonte ai, vetura është përfshirë nga zjarri dhe sipas tij janë djegur 1100 euro.

Gjatë hetimeve në vendin e ngjarjes është gjetur se i dyshuari kishte inskenuar rastin.

Gjatë intervistimit i dyshuari ka pranuar se paratë e firmës i kishte shpenzuar, ndërsa sot me qëllim të mbulimit të humbjes së të hollave kishte deklaruar se të hollat i janë djegur në veturë.

I dyshuari me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme