Trajneri katalan, Josep “Pep” Guardiola Sala, është një nga trajnerët më të mirë në botë.
Në Kataloni, në datën 18 janar të vitit 1947, lindi një nga gjenitë e futbollit botëror.
Guardiola karrierën si trajner profesionist e filloi në klubin e zemrës, Barcelona, klub me të cilën është rritur edhe si futbollist.
Ai karrierën e zhvilloi gjatë viteve 90, duke fituar katër tituj të La Ligës me radhë, nën urdhërat e legjendës holandeze Johan Cruyff.
Më pas ishte edhe kapiten i skuadrës gjatë viteve 1997 – 2001, pas Barcelonës ai u transferua në Serie A, tek skuadrat e Brescia dhe Roma.
Pasi përfundoi karrierën si futbollist aktiv, ai filloi karrierën si trajner i Barcelonës B dhe pastaj në vitin 2008 morri drejtimin e skuadrës A, si zëvendësues i Frank Rijkaard.
Që nga dita e tij e parë si trajner i gjigantit katalan, ai bëri ndryshme të mëdha në klub si dhe në filozofinë e futbollit.
Ai fitoi të gjithë trofet e mundshëm me Barcelonën, duke thyer e vendosur rekorde të reja në La Liga. Gjatë udhëheqjes së tij ai zbuloi lojtarë si Lionel Messi, Sergio Busquets, Pedro Rodriguez.
Megjithatë, jo shumë futbollistë kanë kaluar mirë nën urdhërat e teknikut katalan.
Yjet si Sameul Eto’o, Zlatan Ibrahimovic, Yaya Toure, Aleksander Hleb dhe Dante, janë disa nga futbollistët që nuk kanë kujtime të mira me Guardiolën. Në veçanti Yaya Toure dhe Zlatan Ibrahimovic, të cilët për asnjë moment nuk kishin besimin e tij.
Guardiola pas Barcelonës, morri drejtimin e Bayern Munich dhe tashmë aktualisht është trajner i Manchester City.
Në këtë sezon ai fitoi Premier League, duke thyer të gjitha rekordet në futbollin anglez. 47 është në krye të Man City që dy vite.
Guardiola deri më tani ka fituar 23 trofe të ndryshëm./arbresh.info/
Ursula von der Leyen të shtunën viziton Kosovës, pritet në t...
Zidane ‘injoron’ Ronaldon kur emëron tre lojtarët e Real Mad...
Moti sot në Shqipëri
Ministri bullgar sot viziton Kosovën, nënshkruajnë me Çekun ...
Sot mbahet ceremonia e hapjes së edicionit të 10-të të Shkol...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së