Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë sot se 15 Maji, Dita e Familjes e ka ndërkombëtarizuar rëndësinë e familjes.
Thaçi, përmes një statusi në Facebook i ka uruar të gjithë që të gjejnë harmoninë dhe lumturinë në familjet e tyre, përcjell Arbresh.info.
Postim i tij i plotë:
Dita e Familjes, 15 Maji, e ka ndërkombëtarizuar rëndësinë e familjes, si themel i çdo shoqërie, duke i promovuar vlerat e saj dhe barazinë gjinore. Edhe bota e sotme ka probleme shoqërore, ekonomike dhe demografike, që prekin familjet në shumë mënyra. Duke rritur ndërgjegjësimin për përgjegjësitë individuale dhe kolektive që kemi, për gjithçka që na rrethon, ne mund ta bëjmë vendin tonë një mjedis më të mirë për të jetuar. Në këtë ditë simbolike për familjen, ju uroj të gjithëve që ta gjeni harmoninë dhe lumturinë në mesin tuaj. HTH./Arbresh.info
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës