Për të marrë një dokument në njërin nga fakultetet në Prishtinë duhet të presësh një kohë të gjatë, e madje administratat në UP e neglizhojnë aq shumë punën, saqë nuk dinë as të shkruajë mirë gjuhën shqipe.
Një rast konkret kemi në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, Dega e Gazetarisë ku një studente është maltretuar disa herë për t’i marrë disa dokumente që të aplikojë për studime master jashtë vendit, shkruan arbresh.info.
Studentja e cila nuk ka dashur të identifikohet i ka dërguar në adresë të portalit Arbresh.info disa dokumente ku shihen gabime të tmerrshme drejtshkrimore, saqë siç thotë studentja universitete jashtë Kosovës mund të mendojnë se ka qenë ndonjë falsifikim apo diçka e tillë.
Në njërin prej dokumenteve, punonjësit e administratës në Degën e Gazetarisë kanë shkruar në vend të “Lëndës mësimore”, “Linda Mësimore” ose “Dega e Gazetaris” pa “ë”. Pastaj emërtimi i lëndëve si Bazat e Kumunikologjis”, e që do duhej të ishte “ Bazat e Komunikologjisë” apo një tjetër “Zhanrret” e shumë gabime tjera që ngjajnë me një analfabet, e jo zyrtar fakulteti.
Në këto dokumente, përveç gabimeve drejtshkrimore në dy dokumente të lëshuara nga i njëjti fakultete janë të shënuara adresa të ndryshme. Në njërin dokument shkruan “Rr. Nëna Terezë, 10000 Prishtinë”, ndërsa në tjetrin “Rr. Xhorxh Bush,10 000 Prishtinë”.
Studentja në fjalë është detyruar ta bëjë edhe një herë kërkesën, sepse përpos gabimeve të rënda drejtshkrimore, këto dokumente është dashur të lëshohen në gjuhën angleze.
Pos tjerash, studentja rrëfen që në të shumtën e rasteve nuk i ka gjetur zyrtarët në vendin e punës./Arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?