Google ADS

Rita Ora kërkon falje për tekstin e këngës “Girls”

08:10 | 15 Maj 2018
Arbresh.info

Rita Ora nuk e ka pasur ndërmend të ofendojë askënd përmes këngës së fundit, “Girls”, ku ka pasur edhe mesazhe të pista.

Ndërkohë që disa e vlerësuan këngën si një himn i biseksualëve, të tjerët theksuan ndërlikimet problematike dhe stereotipet e çuditshme të përhershme të tekstit.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka reaguar duke thënë se nuk e pasur ndërmend asnjëherë të ofendojë komunitetin LGBTI, por edhe persona të tjerë.

“Girls’ është shkruar për të treguar të vërtetën time dhe është një përvojë e vërtetë dhe e sinqertë e jetës sime”, tha ajo dhe vazhdon të zbulojë se ka pasur “marrëdhënie romantike me gratë dhe burrat” dhe pohon se perspektiva e këngës ishte “udhëtim personal”.

Ajo vazhdoi shënimin duke kërkuar falje për këdo që është lënduar nga shpërndarja e mesazhit të këngës.

“Më vjen keq që mënyra si jam shprehur e ka lënduar ndokënd. Nuk do ta bëja kurrë me qëllim ndaj askujt”, tha ajo dhe shtoi se “Shpresoj që përmes artit tim, do t’i fuqizojë tifozët e mi të ndjehen krenarë për veten e tyre”.

Kujtojmë se 27-vjeçarja për këtë këngë ka bashkëpunuar me Bebe Rexhën, Cardi B dhe Charli XCX ndërsa deri më tani është dëgjuar mbi katër milionë herë në YouTube.

Ndryshe, Rita do të jetë para publikut shqiptar të Tiranës më 3 qershor të këtij viti.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme