Google ADS

Rrëfimi i njeriut që mban në krah portretin e Rexhep Selimit

07:24 | 15 Maj 2018
Arbresh.info

Fytyra e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish-luftëtarit të UÇK-së, Rexhep Selimi, është stampuar përgjithmonë në krahun e Fadil Gashit.

Gashi kujton momentet kur filloi ta simpatizojë Rexhep Selimin, e deri në momentin kur vendosi ta bëjë tatuazh portretin e tij.

“Zotin Rexhep Selimin kam filluar ta simpatizojë që nga viti 2005, kur e kam pa nëpër emisione. E kam përcjell biografinë e tij me vëmendje dhe prej atij viti kam fillue me simpatizue”, ka thënë Gashi në RTV Dukagjini

Thotë se e mban me krenari portretin e Rexhep Selimit, sepse “gjenerali Rexhep Selimi që nga viti 1997 ka dhënë kontributin dhe është njeriu i parë që e ka vulosur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”.

Gashi thotë se Rexhep Selimin nuk e ka takuar para se të bënte tatuazhin me portretin e tij.

https://web.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/2178422835517793/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme