Numri i kërkesave për zgjidhje martese në Kukës po rritet ndjeshëm krahasuar me vitin e kaluar. Një pjesë e madhe e tyre, sipas avokates, Aurora Guska kanë si shkak kryesor humbjen e parave në lojërat e fatit, përdorimin e alkoolit e dhunën në familje.
Avokatja, që përfaqëson palët në proçeset gjyqësore për zgjidhje martese, pohon se divorcet viteve të fundit janë kthyer në një shqetësim serioz me pasoja, sidomos për fëmijët.
“Bashkëshorti e le, ose një shumë të përfituar nga puna apo nga përkrahja sociale në mënyrë të padrejtë karshi familjes, duke shkuar në baste dhe lotari të ndryshme. Kjo bëhet shkak për konflikte deri në dhunë në familje dhe bashkëshortet i drejtohen gjykatës”, thotë avokatja Aurora Guska.
Sipas të dhënave në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kukës, vetëm në katërmujorin e parë të këtij viti janë regjistruar 30 kërkesa për zgjidhje martese dhe që të biesh pre e ketij vesit të kumarin në Kukës është e lehtë kur në një qytet me varfëri të madhe dhejetera pika bastesh gjenden fare pranë shkollës së mesme dhe asaj 9-vjeçare.
Në kundërshtim me ligjin, lojërat e fatit dhe pikat e basteve sportive në Kukës, rreth 50 të tilla funksionojnë jo vetëm pranë njëra-tjetrës, por dhe pranë institucioneve arsimore./tch/
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...