Egzon Azemi ka konfirmuar raportimin e lajmi.net sot gjatë ditës, se ka pasur përleshje në mes tij dhe një anëtari të PSD-së.
Azemi në facebook e ka pranuar se ka vepruar në mënyrë joadekuate, por ai pretendon se është provokuar.
“Është e vërtetë se me përsonin në fjalë kam pasur një kacafytje, dhe jam i vetdijshëm se mënyra se si jam përgjigjur nuk ishte e duhura, por pas një provokimi (fyerje) që morra nga ai përson u kundërpërgjigja në një mënyrë jo adekuate. Ajo çfarë ka ndodhur ka shqetësuar shumë edhe familjarët e mi, sepse 4 përsona kanë ardhur tek shtëpia ime dhe më kanë kërcënuar. I kërkojë falje gjithashtu edhe familjarëve të përsonit në fjalë sepse sigurisht se janë shqetësuar dhe nuk i dijnë arsyet e ngjarjes”, ka shkruar Azemi në facebook.
Ai thotë se kjo ngjarje duhet të shërbejë si mësim për të dyja palët.
“Ka pasur qindra raste kur jemi provokuar e madje edhe jemi rrahur brutalisht, mirëpo asnjëherë nuk kam vepruar me hakmarrje dhe kam duruar lloj-lloj provokimesh. Mirëpo në atë moment nuk kisha zgjidhje tjetër. Po e theksoj përsëri se veprimi im nuk ishte zgjidhja e duhur, mirëpo me shpresën që kjo ngjarje të shërbej si mësim për të dy palet, që as mos të provokohet në mënyra të tilla e as mos të bijmë në provokime të tilla”, ka shkruar Azemi.
Nushi ishte i bindur se kjo kishte ndodhur për qëllime politike, pra me krijimin e partisë së re nga të larguarit e VV-së.
“Jo mua nuk më ka sulmuar, por një anëtar të partisë tonë. Nuk ka pas asnjë arsye asnjë konflikt paraprak. Besoj që ka qenë edhe nën ndikim të alkoolit natën vonë, edhe ka ndodhur për shkak të kësaj gjuhës së urrejtjes që është mbjellur ndaj të pakënaqurve”, ka thënë Nushi për lajmi.net.
Ndryshe pas dorëheqjes së shumë zyrtarëve të Vetëvendosjes, disa nga ta kanë pretenduar për kërcënime dhe linçime. /Lajmi.net/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...