Rrjeti më i madh social Facebook, deri tani ka pezulluar rreth 200 aplikacione në fazën e parë të shqyrtimit të saj që kishin qasje në sasi të mëdha të të dhënave të përdoruesve, në përgjigje të një skandalit Cambridge Analytica.
“Aplikacionet u pezulluan në pritje të një hetimi të plotë nëse ata keqpërdorën ndonjë të dhënë”, tha Ime Archibong, zëvendëspresident i Facebook, përcjell Telegrafi.
Facebook tha se ka shikuar në mijëra aplikacione si pjesë e një hetimi që Mark Zuckerberg kishte me 21 mars.
Zuckerberg kishte thënë se rrjeti social do të hetojë të gjitha aplikacionet që kishin qasje në sasi të mëdha informacioni para se kompania të kufizonte qasjen e të dhënave në vitin 2014-të.
“Ka shumë punë për t’u bërë për të gjetur të gjitha aplikacionet që mund të kenë keqpërdorur të dhënat e njerëzve në Facebook dhe do të duhet kohë. Ekipet e mëdha të ekspertëve të brendshëm dhe të jashtëm po punojnë shumë për të hetuar këto aplikacione sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Archibong.
Facebook u godit nga skandali i privatësisë në mes të marsit pasi mediat raportuan se Cambridge Analytica ka pasur qasje në të dhëna për të ndërtuar profile mbi votuesit amerikanë dhe për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. /Telegrafi/
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...