Shqiptarja monstër! Arrestohet 19-vjeçarja që mbyti foshnjen e saj

23:20 | 14 Maj 2018
Trina Galanxhi

Organet greke të rendit kanë zbardhur vrasjen e një foshnjeje të sapolindur, e cila është gjetur e mbytur në kazanin e plehrave në një lagje të Athinës, 3 muaj më parë. Ato kanë arrestuar një 19-vjeçare dhe nënën e saj 54-vjeçare, të dyja me nënshtetësi greke dhe origjinë nga Shqipëria.

Sipas dëshmisë rrëqethëse që ka dhënë 19-vjeçarja, ajo kishte kuptuar se kishte ngelur shtatzënë pas një lidhjeje që ka pasur, 7 muaj më vonë. Por, në kushtet ku ajo jetonte, vetëm me nënën dhe të vëllanë, nuk donte që ata ta mësonin të vërtetën dhe e ka mbajtur të fshehtë deri ditën që e kanë kapur dhimbjet e lindjes.

Ajo e solli në jetë e vetme fëmijën e saj, në tualetin e shtëpisë në lagjen “Petroupoli” të kryeqytetit. Madje i ka dhënë edhe për të pirë gji, por më pas – sipas dëshmisë së saj, – i ka vënë kartopecetat në gojë që të mos dëgjohej e qara e fëmijës. Më vonë i ka lidhur një kordon rreth grykës dhe e ka mbytur.

Pas aktit barbar të saj ka thirrur nënën e vet, i ka treguar të vërtetën dhe i ka kërkuar një qese plastike për të futur foshnjen. Kur nëna ka parë se fëmija kishte vdekur, e ka hedhur atë në një kazan mbeturinash të lagjes, ku e ka gjetur një ditë më vonë rastësisht një plaçkaxhi.

19-vjeçarja ka dëshmuar gjithashtu se, pas disa ditësh kaloi pranë kazanit të mbeturinave dhe vendosi lule, në mënyrë që ta falte Zoti për gabimin e bërë.

Organet greke kanë hetuar për më shumë se 3 muaj për këtë ngjarje makabre të ndodhur shkurtin e kaluar, e me ndihmën e teknologjisë dhe krahasimeve të ADN-së së më shumë se 60 vajzave të zonës nën moshën 25-vjeçare, disa prej të cilave me probleme sociale, kanë arritur të gjejnë nënën vrastare.

Dy gratë janë çuar këtë të hënë te prokurori, i cili ka formuluar akuzat ndaj tyre, “vrasje me paramendim” për 19-vjeçaren dhe “bashkëpunim në vrasje” për nënën e saj./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme