Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Bruksel, ku në krye të agjendës ka lobimin për liberalizimin e vizave për vendin tonë.
Gjatë vizitës në Bruksel Hoxhaj do të zhvillojë takime të nivelit të lartë ku do të diskutohet për liberalizimin e vizave, përmbushjen e kritereve nga ana e Kosovës, dhe hapat e radhës që duhet të ndërmerren nga Komisioni Evropian dhe shtetet anëtare të BE’së.
Në agjendë Hoxhaj, ndër të tjera, do të zhvillojë takime me Komisionerin Hahn dhe Avramopoulos, raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes, si dhe shumë takime të tjera që fokus do ta kenë këtë temë.
Së shpejti pritet që Komisioni Evropian ta dërgojë një ekip të vlerësimit të plotësimit të kritereve nga ana e Kosovës për liberalizimin e vizave. Me marrjen e rekomandimit nga Komisioni Evropian Kosova duhet ta sigurojë mbështetjen e shumicës së kualifikuar të vendeve anëtare të BE-së në mënyrë që të udhëtojë pa viza drejt zonës Schengen.
Një javë më parë, Hoxhaj udhëtoi edhe për në Berlin, ku liberalizimi i vizave ishte një nga temat e diskutimit.
ksel për vizat

Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore