Google ADS

Erdogan: SHBA-të e kanë humbur rolin e ndërmjetësuesit në Lindjen e Mesme

20:22 | 14 Maj 2018
Trina Galanxhi

SHBA e ka humbur rolin e saj si ndërmjetësuese në Lindjen e Mesme dhe kjo ka ndodhur pikërisht për shkak të lëvizjes së ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem, tha Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan në Londër.

“Me hapin e saj të fundit, Amerika ka zgjedhur të jetë pjesë e problemit dhe kjo pjesë e zgjidhjes”, tha ai, transmeton portali arbresh.info

Zhvendosja e ambasadës nga Tel Avivi në Jerusalem ishte “shumë, shumë e pafat”, tha ai duke paralajmëruar se do të “rriste tensionet dhe do të ndez një zjarr edhe më të madh mes komuniteteve”.

Vërejtjet e Erdoganit erdhën pas përplasjeve të dhunshme që shpërthyen përgjatë kufirit të Gazës, ku mbetën të vdekur dhjetëra palestinezë.

Erdogan i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare “të ndërmarrë veprime të shpejta për t’i dhënë fund agresionit në rritje të Izraelit”.

Jerusalemi është një nga çështjet më të mprehta të konfliktit izraelito-palestinez, me të dyja palët që e pretendojnë atë si kryeqytetin e tyre./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme