Numri i madh i zëvendësministrave në Qeverinë e Kosovës, ka bërë që SHBA dhe BE të bëjë presion tek partnerët e koalicionit që të ulin këtë numër. Nga 71 zëvendës ministra që ka Qeveria e Kosovës, pritet që ky numër të bie.
Arbresh.info mëson se partnerët e koalicionit qeverisës janë pajtuar që të ulin këtë numër për shkak të presionit nga BE dhe SHBA.
Sipas informatave pritet që javën tjetër shumë zv.ministra ta lënë postin e tyre.
Këshilltari i kryeministrit Haradinaj, Halil Matoshi ka thënë për portalin Arbresh.info se Qeveria nuk ka një informatë të tillë.
“Zëvendës ministrat sot kanë sjellë raport tek kryeministri dhe një raport i detajuar që të gjithë kanë punuar dhe kanë angazhime. Për këtë informacion që SHBA dhe BE kanë kërkuar diçka të tillë ne nuk e kemi këtë informatë”, tha ai.
Zenun Pajaziti nga PDK ka thënë për portalin Arbresh.info se nuk është në dijeni për këtë.
“Jo për besë nuk jam në dijeni për këtë. Ajo çka kam ndëgju është një tendencë për ta punuar ligjin për Qeverinë dhe aty ta rregullojmë këtë punë me ligj. Diçka tjetër nuk di por ne mirëpresim çdo iniciativë ta bëjmë ligjin për Qeverinë”, tha ai.
Arbresh.info ka kontaktuar edhe partnerët tjerë të koalicionit por nuk kanë qenë të qasshëm./Arbresh.info
Hiqet nga përdorimi lënda djegëse e mazutit, vendosen panele...
Nagavci nënshkruan kontratat për ndërtimin e tri çerdheve dh...
“Ishte vërtet e vështirë siç prisja të ishte”, deklarata e J...
Hamza nesër tubim në Zvicër: Pa diasporën, Kosova nuk do të ...
Trump emëroi 27-vjeçaren Karoline Leavitt si zëdhënëse të Sh...
Hoxha: Polici efektive në luftën ndaj krimit dhe e afërt me ...